Shkëndija D. – Teuta   2-0

Golat: M.Hoxha 16’, 80’

Shkëndija D.: Dama, Reçi, M.Hoxha, Disha (Dervishi 41’), Kastrati, Dardha (Gjata 41’), Karepi (Berisha 65’), Habibi, D.Hoxha (Lataj 56’), Gecaj, Hoti.

Trajner: A.Kërçova

Teuta: Shala, Konçi, Shtama, Gumeni (Shahu 41’), Shytermeja, Parroj (Çollaku 46’), Stafhasani, Koka (Bardhi 55’), Pistolja, Mema, E.Hoxha.

Trajner: Sh.Kuçi

Gjyqtarë: R.Dobruna, A.Koçiaj, F.Shkëmbi (Tiranë)

Delegat: F.Mersini (Tiranë)

“Derbi” i durrsakëve është dalluar për luftën e fortë sportive, e cila ka karakterizuar lojtarët e të dyja skuadrave. Ata kanë sulmuar vazhdimisht portat respektive, por më efektivë kanë qenë lojtarët e mjeshtërisë së Durrësit.

Skuadra e Shkëndijës së Durrësit ka shënuar dy gola nga një në secilën pjesë. Golat janë shënuar nga kapiteni Mehmet Hoxha në minutat ‘10 dhe ‘80. Ky i fundit ka qenë në një ditë shumë të mirë në këtë ndeshje.

Nga ana tjetër, Teuta ka krijuar disa raste shënimi, por pa mundur të finalizojë siç duhet. Shkëndija kualifikohet për më tej, në një kohë që Teuta nuk arriti të realizonte asnjë gol. Një përballje që ka prodhuar shumë emocion dhe të dyja ekipet kanë bërë maksimumin.