25 nëntor 2014 –  Dinamo-Teuta   0-2    Shënues: Gripshi 43’, Përlleshi 59’

Dinamo: Kalemi, Mulaj, Kalemi, Allmuça, Grori, Vasiu, Trimi, Simo, Qato, Xhembrahimi, Hoxhaj (U aktivizuan Sako, Lervanaku, Marinaj, Nazari) Trajner: O. Uku

Teuta: Hoxha, Bashkhysa, Përlleshi, Myrtollari, Hajdini, Mara, Myrtezani, Gripshi, Hoxhaj, Hyka, Rehajaj (U aktivizuan Kalemi, Hasa, Progni, Barolli, Troplini) Trajner: I. Biturku

Gjyqtarë: K. Sheko, T. Kasa, B. Seferi

Kartonë të verdhë: Pinari/ Myrtezani

Dinamo humbet në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 0-2. Falë golave të Gripshit dhe Përlleshit, nga një për çdo pjesë, durrsakët kanë marrë tri pikë të vlefshme në transfertë. Por, ajo që është për t’u theksuar është fakti se nuk kanë munguar përplasjet fizike. Në minutën e 21-të, ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta, pas një sherri masiv mes lojtarëve. Pas një debati verbal mes dy lojtarëve kundërshtarë, në kufij të vijës anësore, konflikti precipitoi edhe në konfrontim fizik mes dy palëve, ku u përfshinë të dyja ekipet. Amulli dhe shkëmbime grushtesh mes lojtarëve të Dinamos dhe Teutës, ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë dhe stafeve teknike të të dyja skuadrave, situata u qetësua dhe ndeshja vazhdoi e rregullt deri në fund.