SOFJE , 1 mars 2013 – Ekipet përfaqësuese të U-19 të Bullgarisë dhe Shqipërisë barazuan 0:0 në një ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit bullgar të Pravecit, rreth 60 km larg kryeqytetit Sofje, bëri të ditur portali bullgar “blitz.bg”. Sipas këtij burimi informativ, pjesën e dytë të rinjtë shqiptarë i vunë në vështirësi vendasit. Ndeshja u ndoq drejtpërdrejt nga trajneri i ekipit kombëtar gjerman i U-19 Shtefan Bëger (Stefan Böger). Gazeta vë në dukje se ekipi nga Tirana u drejtua me kompetencë nga “legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/