Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e abuzimit seksual të një 18-vjeçari, i cili denoncoi publikisht se në moshën 6 vjeçare është abuzuar nga kushëriri i tij.

Një 18-vjeçar i cili u rrit në familjen e babait të tij dhe me prindër të divorcuar. Nëna e pati të pamundur të kujdesej për të deri në moshën 7 vjeçare, pasi marrdhënia e saj me bashkëshortin dhe njerëzit e tij ishte konfliktuale, ajo dhunohej dhe poshtërohej. Pas moshës 7-vjeçare ai bashkohet me nënën por gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Vetëm pak kohë më pare ai i rrëfeu nënës se ishte abuzuar seksualisht disa here nga një i afërm, si dhe se gjyshja kur ai ishte vetem 4 vjeç i vendoste të shikonte filma porno.

“Une kam qene e martuar dhe kam pasur nje jete te veshtire shume pasi im shoq me dhunonte dhe me trajtonte shume keq. Jetoja bashke me prindrit e atij, punonim shume pasi me bujqesi dhe im shoq shpesh ikte jashte. Jam dhunuar dhe poshteruar nga vet ai dhe njerezit e tij. Erdhi ne jete djali dhe vazhdonin keqkuptimet dhe dhuna dhe vendosa qe ne moshen 4 vjecare djalin ta lija tek vjehrra dhe vet me burrin te iknim jashte mendova se gjerat do rregulloheshin dhe do te merrnin drejtimin e duhur madje mendoja se po te largoheshim do ishte pak me e qete situate se mendoja se mos ndikonin prindrit e tij, por jo ai vazhdonte e vazhdonte edhe pse ne jetonim asaj kohe tek vellai im. Vendosa te ndahesha por qe nuk kthehesha dot ne Shqiperi sepse isha pa letra dhe mu desh qe 3 vite te qendroja jashte dhe te kthehesha kur djali beri 7 vjec. Me shume veshtiresi fitova djalin pasi as ata nuk ma jepnin dhe as djali nuk me donte pasi ishte rritur nga vjehrra me frymen e urrejtjes. Pasi rifitova djalin une u largova bashke me djalin dhe ndertova nje jete te re ku sot jam e martur por nuk nkam nje femije tjeter vec djalit nga martesa e pare I cili aktualisht eshte 18 vjec. Djali qendronte gjate gjithe kohes shume I mbyllur shume I stepur pasi jeta e femijerise e tij nuk kishte qene e lehte pasi ai nje dite me rrefeu se gjyshja I jepte te shikonte video porno dhe ishte abuzuar nga kusheriri I tij per disa here me rradhe. Ky ishte fundi dhe kulmi nuk duija cffare te beja dhe telefonova personin per te cilin djali me rrefeu se kishte abuzuar, ai sot ka ndertuarjeten dhe eshte baba I nje femije I shkruajta edhe nuses se tij dhe ai vet ma mohoi kete gje ashtu sic djali ju ka treguar hallave dhe babait por qe jo vetem se kane besuar por e kane ofenduar rende dhe akuzuar per genjeshtra. Dua ti demaskoj ata njerez pasi femija im sot eshte I shkatrruar psikologjikisht dhe shpirterisht”, u shpreh nëna e 18-vjeçarit.