Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Nga fundi i këtij sezoni, 34-vjeçari del lojtar i lirë dhe mund të kthehet në vendlindje.

“Po vlerësoj të ardhmen time dhe nuk e përjashtoj rikthimin në Argjentinë. Që prej momentit që kam ardhur këtu, klubi ka ndërruar dy herë pronësi. Milani do të kthehet në momentin që do të ketë stabilitet në organizim. Do të jetë një nga fuqitë europiane si më parë, por nevojitet kohë. Dua të filloj kursin e trajnerit, kam dëshirë t’i përkushtohem familjes pasi të mbyll karrierën si futbollist. Më pas mund t’i kthehem përsëri botës së futbollit”, tha Bilia.