Teuta do të luajë nesër kundër Partizanit, në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Trajneri Renato Arapi e ka përgatitur maksimalisht këtë takim ku do të tentohet të merren 3 pikët.

Pritej të kishte dhe një debutim të Jahmir Hykës, por mesfushori shtatshkurtër është ende shumë larg formës. Një vit pa luajtur ka ndikuar në formën e ish-lojtarit të Kombëtares.

Ishte afrimi më i bujshëm i kampionëve të Shqipërisë në këtë merkato dimri. Cilësitë teknike s’i mungojnë, por fizikisht është ende larg pritshmërive.

Ai ka shtuar dozat e stërvitjes teksa së fundmi është parë duke u përgatitur individualisht dhe me Roland Peqinin. Pritet me interes debutimi i tij në fushë, ku u rikthye në Shqipëri pas një dekade