Skuadra e sapongjitur në Superligën kosovare, Ulpiana ka arritur marrëveshjen me futbollistin e Tetuës, Iran Gonçalves.

25 vjeçari ishte pjesë e ‘’djemve të detit’’ sezonin e kaluar, por nuk mundi të fitonte dot një vend titullari në formacionin e trajnerit Edi Martini duke qëndruar për pjesën më të madhe të sezonit në stol.

Gjithashtu, më parë mesfushori brazilian është aktivizuar dhe më parë më Besën e Kavajës, teksa do ta vazhdojë aventurën e tij në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit kosovar në ‘’Facebook’’ duke e cilësuar transferimin e brazilianit si ‘’goditja më e fuqishme’’ në Superligë.