Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Durrës në vitin jubilar të 70-vjetorit të Aviacionit Luftarak Shqiptar, kanë organizuar ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i qarkut Durrës (pas vdekjes) pilotëve, Mahmut Hysa dhe Besnik Shahi.
Gjithashtu kryesia e shoqatës së aviatorëve ka shpërndarë “Çertifikatën e Mirënjohjes”, për dy pilotët durrsakë.
Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku të pranishëm përveçse anëtarëve të Shoqatës së Aviatorëve, përfaqësueseve të institucioneve qendore dhe vendore ishin edhe familjarë dhe qytetarë durrsakë.





