Një 28-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas me një automjet të parkuar në aksin e rrugës Korçë-Maliq, të dielën e kaluar. 

Erjon Larti po udhëtonte me mjetin e tij tip Volkswagen, 6 ditë më parë në drejtim të fshatit Bulgarec, ku humbi kontrollin e makinës dhe goditi një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugë.

Për pasojë 28-vjeçari mori plagë të rënda dhe prej një jave ndodhej i shtruar në spitalin e Korcës, ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Erjon Larti u aksidentua më 23 dhjetor në aksin Korçë- Maliq, ku mori dëmtime të rënda fizike si pasojë e aksidentit.