Një punëtor ka humbur jetën mesditën e sotme në Fier. Sipas policisë, viktima është një 57-vjeçar, i cili u aksidentua gjatë punës për ndërtimin e ujësjellësit.
Njoftimi i policisë:
Më datën 10.06.2017, ora 12:55, në Urgjencën e Spitalit Fier, është sjellë i aksidentuar në punë gjatë ndërtimit të ujsjellësit nga Firma “ALB STAR”, në fshatin Frakull, shtetasi P.M., 57 vjeç, banues në fshatin Frakull, Fier.
Shtetasi P.M. ndërroi jetë në sallën e kirurgjisë në orën 13:05.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.





