Ka ndërruar jetë rrugë për në spital 60-vjeçari Qemal Demiri, i cili pësoi aksident me eskavator në Poliçan.
Policia njoftoi më herët se viktima ishte në gjendje të rëndë, pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga.
“Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.”, thuhej më herët në njoftimin paraprak të burimeve zyrtare.





