Aktori i humorit Gaz Paja u aksidentua ditën e djeshme, ndërsa ishte duke lëvizur me motor në Rrugën e Kavajës. Motori i tij u përplas me një makinë në kryqëzim dhe videot nga aksidenti kanë bërë xhiron e rrjetit.
Gazi u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e aktorit është e mirë dhe ai ka dëmtime të lehta. Lajmin e ka konfirmuar për VIP Magazine bashkëshortja e Gazit, Ira Seferi.
“Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt,” – ka thënë Ira për Vip Magazine.
Ndërsa vetë aktori nuk ka reaguar ende për ngjarjen.