Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë pranoi sot rreth orës 12:30 një thirrje për ndërhyrje pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ave kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj, menjëherë u bë organizimi i një skuadre në kordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë, për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë te menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës.

Duke falënderuar të gjithë pjesmarrësit në këtë ndërhyrje i urojmë shërim të shpejtë turistes
Bëjmë thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme, sugjerojmë që gjithmon të shoqëroheni nga një udhërrefyes turistik lokal.