Përcillet sot në banesën e fundit, 36-vjeçari Rrahman Oka, i cili humbi jetën një ditë më parë, ndërsa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim, në kryeqytet.
I riu, banues në Sektor Rinia, Durrës, u aksidentua në punë paraditen e së shtunës, tek një pallat në afërsi të sheshit “Shqiponja”, ndërsa po punonte tek ashensori.
I riu humbi jetën ditën e Krishtlindjes, ndërsa sot, në orën 11.30, i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të Durrësit.
“Të Zotit jemi dhe Atij do i kthehemi.
Me hidhërim të thellë njoftojmë miqtë e dashamirët e familjes se ndërroi jete Rrahman Osman Oka varrimi behet ne Sektori Rinia Durres Ora 11.30 me dt 26.12.2021! Qoftë amanet tek Zoti krijues… Amin!”,- shkruhet në rrjete sociale.
Grupi hetimor ka nisur që të shtunën punën për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 36-vjeçarit Oka dhe për të zbuluar nëse janë respektuar rregullat e sigurimit teknik në punë.
Në Shqipëri, gjatë vitit 2020, 182 persona u aksidentuan në punë, ku 36 prej tyre humbën jetën.





