Gazetari Alfred Lela ka folur pas aksidentit të ndodhur në zonën e Munellës.
I kontaktuar me telefon nga “Politiko”, media që vetë drejton, gazetari Lela ka deklaruar se një alpinist është plagosur, një tjetër ka humbur kontaktet, ndërsa ai vetë është dëmtuar në këmbë.
Lela ka deklaruar se teksa ata bënin ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe për pasojë kanë marrë dëmtime në trup, ndërsa vijojnë kërkimet për alpinistin që ka humbur kontaktet.
Zona ku ka ndodhur aksidenti është e thellë dhe ka vështirësi në mbulimin me internet.
Policisë i është dashur kohë që të bëjë të mundur lokalizimin e personave.





