Nesër pasdreke përcillet për në banesën e fundit Rei Hoxha, 22-vjeçari që mbeti viktimë e një makinë të drejtuar na një shofer i dehur Italian. Ngjarja ndodhi një natë para ndërrimit të vitit, në Alessandri të Italisë, por për shkak të goditjeve të forta, i riu nga Durrësi ndërroi jetë në spital më 1 janar.
Miqtë e familjarët e tij njoftojnë se, në orën 14:30 të ditës së nesërme, do t’i jepet lamtumira e fundit Reit. Ceremonia mortore do të kryhet në qytetin italian, ku jetonte bashkë me familjen.
Kjo ngjarje ka shkaktuar revoltim jo vetëm të të njohurve të 22-vjeçarit, por edhe të gjithë komunitetit shqiptar që kërkon zbardhjen e ngjarjes që shkaktoi vdekjen e Rei Hoxhës. Sipas tyre, autoritetet italiane janë munduar ta zbehin ngjarjen fatale, për shkak se shoferi ishte djali i një ish-punonjësi policie.





