Policia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetaseje, e cila është aksidentuar dje dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën.
Më datë 15.07.2018, te Stacioni i Trenit, Durrës shtetasi D.Xhafa (është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.
E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë.
Është rreth 1.60 cm e gjatë, me flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra.
Në momentin e aksidentit ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.
Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.





