Rrjeti televiziv CBS këtu në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar gazetarin veteran Charlie Rose, pas akuzave kundër tij për sjellje të papërshtatshme seksuale. Akuzat nga tetë gra që kanë punuar ose kanë kërkuar punë në stafin e tij u bënë publike nga gazeta The Washington Post:

Përveç rrjetit CBS, edhe rrjeti PBS dhe Televizioni Bloomberg kanë pezulluar shpërndarjen e edicionit të tij me intervista.

Tetë akuzueset e akuzojnë gazetarin për prekje të papërshtatshme, ngacmuese.

Gazetari postoi në Twitter një koment ku kërkonte ndjesë për sjelljen e tij, shkruan VOA. Charlie Rose është rasti më i ri i një figure publike që akuzohet për sjellje të papërshtatshme seksuale.