Jay-Z i cili u akuzua së fundi për përdhunimin e një 13-vjeçare në vitin 2000, bashkë me reperin Diddy, ka thyer heshtjen për herë të parë.
Ai ka mohuar akuzat dhe këmbëngul se është viktimë e një ‘përpjekje shantazhi’.
Ai është shprehur se frika e tij me e madhe momentalisht është përballja e fëmijevë të tij me këtë akuzë.
I njëjti gëzon tre fëmijët me këngëtaren e famshme, Beyonce-n.
Jay-Z është veçanërisht i shqetësuar për Blue Ivy, 12 vjeç. Ai ka frikë se ajo do të përballet me pyetje nga miqtë e saj që lidhen me padinë. Çifti ka edhe dy binjakë Rumi dhe Sir, shtatë vjeç.
“Shqetësimi im i vetëm lidhet me familjen time”, tha Jay-Z në një deklaratë, shkruan Daily Mail.
“Unë dhe gruaja ime do të duhet të ulemi fëmijët tanë, njëri prej të cilëve është në moshën ku miqtë e saj me siguri do të shohin lajmin në media dhe do të bëjnë pyetje rreth këtyre pretendimeve dhe do të shpjegojnë mizorinë dhe lakminë e njerëzve.”
Jay-Z, i cili u akuzua për sulmin në një festë pas MTV Video Music AWards 2000, deklaroi se ‘fëmijët e tij nuk duhet t’i durojnë’ akuza të tilla në këtë moshën që janë.’
“Është e padrejtë të përpiqemi të kuptojmë shkallët e pashpjegueshme të keqdashësve që synojnë të shkatërrojnë familjet,” tha ai.
Akuzuesja, e cila e identifikon veten si Jane Doe në dokumentet ligjore të shqyrtuara nga Daily Mail thotë se ajo u sulmua në një festë pas shfaqjes së çmimeve, e cila u zhvillua më 7 shtator 2000 në Radio City Music Hall të Nju Jorkut .
Padia fillimisht ishte ngritur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut tetorin e kaluar kundër Combs, me një riparaqitje të dielën që identifikoi reperin, emri i vërtetë i të cilit është Shaën Carter.