Ditën e sotme, mediet publikuan një foto ku thuhej se është ish-policja E.Bici, që dyshohet e përfshirë në grupin e grabitjes.
Elona Bici, është personi në foton e publikuar, por ajo deklaron se ato që thuhen në medie nuk janë të vërteta. Ajo shprehet se është në Gjermani, dhe nuk ka qenë asnjëherë police, por ka qenë në konkurs, ku fazën me shkrim e ka kaluar, por provat fizike jo.





