‘U mërzitëm shumë pas akuzave për plagjiaturë, sepse u ndjemë të plagosur dhe të sulmuar’– ka thënë Ermal Meta pas triumfit në festivalin italian ‘Sanremo 2018’ me ‘Non mi avete fatto niente’.
“Por nuk ka asnjë lloj ndjenje hakmarrje, ka vetëm shumë lumturi. Asnjëherë nuk kemi menduar për parashikimet sepse nëse do ta bënim një gjë të tillë nuk do të kishim bërë një performancë të mirë në skenë”– ka thënë këngëtari shqiptar shkruan Tg.com.
“Skena e Sanremos është shumë e frikshme por kur ngjitesh atje nuk duhet të mendosh asgjë vetëm duhet të bësh atë që di më mirë, pra të këndosh. Unë jam ngjitur në skenë në moshën 10-vjeçare dhe sot jam 43 vjeç”– ka thënë Moro.
Por rrugëtimi i këngëtarit shqiptar Meta dhe Moro në festivalin e Sanremos nuk ka qenë e lehtë. Ata u akuzuan për plagjaturë dhe në fund të natën së parë të festivalit u përfol se kënga do të pezullohej. Por shpjegimi i zyrës ligjorë të Rai-t ishte në mbrojtje të këngëtarit shqiptar dhe atij italian.





