Autoriteti Kombëtar të Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me deklarata që i konsiderojnë të pavërteta, lidhur me futjen në vendin tonë të lëpirësve apo karamele me përmbajtje gozhe.
AKU sqaron se për këtë produkt, njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024, ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje.
Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU thotë se ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar.
“Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Straëberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskaëkoëym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë”, deklaron AKU.