Tiranë, 5 mars 2014 – Arrestohet në Tiranë një tjetër i dënuar, i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë i shumëkërkuari Fatos Sylaj, i cilësuar në Greqi si person që paraqet rrezikshmëri të lartë.
Fatos Sylaj është arratisur pak kohë më parë nga burgu grek, ku konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia Greke në ëprpjekje për të kaluar kufirin, pas arratisjes nga burgu. Ai dyshohej se fshihej në Kosovë. Sulaj akuzohet për rreth 30 grabitje me armë në Korfuz dhe Igumenicë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





