24-vjeçari i cili u arratis mesditën e sotme nga ambientet e Gjykatës në qytetin e Gjirokastrës, u ndalua pas dy orësh arrati.
Burimet zyrtare sqaruan se i riu, Saimir Ahmeti, për t’i shpëtuar policisë ishte fshehur në një pus në lagjen “Partizani”.
Por ideja për t'u fshehur në pus nuk ka rezultuar produktive pasi kjo i shkaktoi atij probleme shëndetësore, ndaj dhe përfundoi në spital.
24-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal ku po merr ndihmë mjekësore para se të përfundojë sërish në qeli.





