Edhe 8 ditë i duhen Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Afrimi i ditës së votimit duket se “e ka detyruar” këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina që nga arratia të shprehë mbështetjen e saj për një prej forcave politike atje.

Fjolla mbështet Albin Kurtin përmes një postimi në rrjete sociale ku  ka publikuar një fotografi nga tubimi i Albin Kurtit, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Mbreti”.

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina javë më parë u bë kryetemë e medieve rozë. Kjo pasi policia e Kukësit e shpalli në kërkim këngëtaren, e cila ishte në arrest shtëpie në Kukës dhe e theu këtë masë.

Ajo jetonte në një shtëpi në Kukës ku dhe kryente dënimin e dhënë arrest në shtëpi pasi ajo është kapur para disa kohësh me armë në çantë teksa kalonte kufirin.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.