Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Edison Begaj, i cili u arrestua pak ditë më parë nga forcat RENEA.
Familjarë të Begajt thanë dje se arrestimi i tij ishte tendencioz, dhe se armën e mbante për vetëmbrojtje, dhe nuk kishte qëllime ndaj askujt.
Sipas tyre ai kishte në përkujdesje dy fëmijë të mitur, të cilët ishin rritur pa nënën e tyre, për shkak të një divorci mes Begajt dhe ish-bashkëshortes së tij.
Kujtojmë se Begaj u plagos me 4 plumba në një atentat në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë nga një person i cili ishte kamufluar si polic.
Kush është Edison Begaj?
Edison Begaj, babai i dy fëmijëve të mitur, njëri prej djemve me probleme shëndetësore. Administrator i një Gelaterie në Vlorë. I divorcuar nga bashkëshortja dhe prind i vetëm në rritjen e fëmijëve.
Nëna e Begaj ka tre muaj që ka ndërruar jetë, babai i Edison Begaj prej dy vitesh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u rrëzua nga një pemë ulliri.





