Reperi i njohur, ArkimenD Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” ishte mes 34 të arrestuarve në protestën e 8 janarit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për marrjen e selisë blu.

Lushaj u lirua nga paraburgimi pas seancës së djeshme gjyqësore dhe po shijon lirinë.

Në një postim në “InstaStory”, reperi falenderoi fansat për përkrahjen përgjatë këtyre ditëve që ishte i shoqëruar në polici.

Ai u shpreh me ironi se “kjo nuk ishte asgjë, por një shaka si gjithmonë”. Ndërsa shtoi se nuk u mërzit aspak, përkundrazi u kënaq.

“Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen. Nuk ishte asgjë, ishte shaka si gjithmonë. Nuk jemi mërzitur aspak, përkundrazi u kënaqëm”, u shpreh reperi.