Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina.

Morina, i cili u arrestua ditën e djeshme, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit.