Sot do të ekstradohet nga Dubai drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami, i cili u arrestua më 12 qershor 2024, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndaj tij rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, nga sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, tek grup i strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Kujtojmë se pas arrestimit në Dubai, Durim Bami iu ka bërë kërkesë autoritetevr të mos ekstradohet në Shqipëri, me arsyen se i rrezikohet jeta. Mësohet se Bami ka pretenduar se në Shqipëri janë rreth 16 banda që tentojnë ta eliminojnë fizikisht dhe nëse sillet në Shqipëri rrezikon të ekzekutohet.
Ai është një nga personazhet që del edhe në komunikimet “Sky ECC” aleancat që ai ka krijuar apo është bërë pjesë në përplasjet që kanë pasuar mes grupeve kriminale.





