Ai kishte ikur nga Falconara, pasi ishte në shënjestër të karabinierëve për trafik droge, duke u kthyer në Durrës. Fation Xhezairi u arrestua tre ditë më parë nga policia e qytetit bregdetar për llogari të Interpol Romës, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg të formës së prerë. Mediat italiane shkruajnë sot se vëllezërit e tij u arrestuan më herët në kuadër të hetimit “8 sotto 1 tetto”, operacion i zhvilluar më 13 dhjetor të vitit të kaluar, raportojnë mediet italiane.

34-vjeçari, gjysmë vëllai i dy burrave të tjerë të arrestuar, ka banuar për disa vite në Falconara Marittima, ku ishte përfshirë në trafikun e drogës, derisa në vitin 2018 u dënua përfundimisht nga Gjykata e Apelit të Ankonës për një sërë veprash penale që datonin nga viti 2011.

Në atë kohë, ai u arrestua, pasi kishte zhvatur një shqiptar tjetër, duke i marrë 10 mijë euro. Por ai nuk ishte i vetmi që përfundoi në prangat e policisë. Në të njëjtën rrethanë u arrestua edhe kunata, një grua me origjinë nga Chietine e martuar me “kreun” e familjes shqiptare të arrestuar dhjetorin e kaluar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tyre. Gjyqi u mbyll në vitin 2014, kur shqiptari u largua nga vendi për t’i shpëtuar ekzekutimit të vendimit.

Në vitin 2018, megjithatë, Karabinierët përgjuan komunikimet me vëllanë e tyre më të madh (kryefamiljarin) dhe nga bisedat ata kuptuar se ishte pikërisht ai që i kishte shpëtuar arrestimit 4 vite më herët. Kështu filloi në vitin 2019 një hetim i ri nga Karabinierët e Falconara, në lidhje të ngushtë me Interpolin, i cili përfundoi të shtunën e kaluar me arrestimin e 34-vjeçarit në shtëpinë e tij në Durrës. Aktualisht, ai është pritje të kryerjes së procedurave të ekstradimit.

Operacioni i dhjetorit 2018

Më 13 dhjetor të vitit të shkuar, përfunduan në pranga tre anëtarë të amiljes Xhezairi, të gjithë të përfshirë në tregtinë e drogës në komunën e Falconara-s.

Një shtëpi mikpritëse dhe e mobiluar mirë, një familje e madhe që ndante të njëjtën çati dhe zhvillonte biznesin familjar, duke furnizuar me kokainë dhe hashash qytetin e tyre por edhe Anconën.

Në përfundim të operacionit të quajtur “8 nën një çati” Karabinierët gjetën 1 kilogram hashash dhe 40 gram kokainë, por pati zbuluar të paktën 100 raste të shitjes së lëndëve narkotike.

Biznesi drejtohej nga kryefamiljari, A. X., me origjinë shqiptare tashmë nën mbikëqyrje të veçantë në kohën e hetimeve për krime të ngjashme. Për ta ndihmuar atë në operacion, ishte vëllai i tij, gruaja dhe nëna. Të gjithë jetuan nën të njëjtën çati, së bashku me 4 fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç.

Me kërkesë të klientëve substancat u gjetën nga tregtarët e drogës, në më shumë se një rast u përfshi edhe 64 vjeçarja.

Pas 11 muaj hetimesh, kërcitjet, përgjimet e Karabinierëve bënë lëvizjen e tyre, duke arrestuar kryetarin e familjes, vëllain dhe bashkëpunëtorin e tij senegalez. Gjyshja dhe gruaja u vendosën në arrest shtëpiak.