Lihet në fuqi masa “arrest në burg” për biznesmenin Pëllumb Gjoka, për të cilën ai kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, për zbutjen e masës.

Prej korrikut, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish-prokurorë.