Aktori i njohur turk Can Yaman u arrestua gjatë një operacioni antidroge në Turqi.
Mediat e huaja raportojnë se aktori Yaman është liruara nga paraburgimi dhe ka reaguar publikisht duke mohuar çdo përfshirje në aktivitetet e paligjshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori ka sqaruar se nuk ka qenë pjesë e asnjë situate të tillë, ndërsa ka shpërndarë edhe foto nga Koloseu në Romë, duke treguar se është kthyer në Itali.
Në mesazhin e tij, Yaman ka kritikuar ashpër mediat turke, duke i akuzuar për raportime të rreme dhe keqdashëse, ndërsa u ka bërë thirrje edhe mediave italiane të mos bien pre e lajmeve të pavërtetuara.
“I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori. A mendoni vërtet se po bredh nëpër klube me drogë gjatë një kohe kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm? Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha kaq shpejt në Itali. Ju dua të gjithëve”, shkruan aktori në Instagram.





