Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, e vënë në pranga tre ditë më parë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

Arrestimi i saj u bë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë kish lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021.

Policia njoftoi pak ditë më parë se, Lyda Harris akuzohet për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.