Një ditë pas arrestimit nga policia e Kukësit, ‘Ballist’ Morina, është dërguar në paraburgimin e Durrësit për të vuajtur dënimin.
Mësohet se Ismail Morina është vënë në pranga, pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Kujtojmë se Morina kishte deklaruar se e mbante armën, pasi ndjehej i kërcënuar nga qarqet serbe.
“Me dt 25.05.22 ne D.V.P .Kukes ka kapur shtetasin ne kerkim Ismail Xhemal Morinaj i dtl 30.09.1982, lindur ne Kukes e banues ne l.13 Durres.
Ky shtetas rezulton i shpallur ne kerkim pasi Prok.Durres me shkrese nr 2495 dt 29.10.2019 ka derg urdher nr 704 dt 28.10.2019 per ekzekutimin e vendim penal nr 410 dt 19.09.2019 te Gjykates Durres e e cila ka vendosur vuajtjen e pjeses se mbetur te denimit me 5 muaj e 12 dite burgim”,- njoftonte policia një ditë më parë.