Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili u arrestua një ditë më parë.

Mësohet se gjykata ka miratuar kërkesën e prokurores Elsa Kareci, për të lënë në masë “detyrim paraqitjeje” për Gjokën.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, është vendosur që këngëtari të lihet i lirë por që duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Aleksandër Gjoka u arrestua dje, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.