Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës për 14 vite, Nexhat Pireva, i cili u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, MPJD ka konfirmuar se Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.
Pireva, shtetas i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, kur u arrestua nga policia Serbe.
“MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre”, thuhet në komunikatën e tyre në Facebook.





