Ylli i popit Justin Timberlake është arrestuar, pasi u ndalua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Hamptons.
Arrestimi u bë mbrëmjen e së hënës në Sag Harbor, Nju Jork, por u lirua pa kusht dhe me 26 korrik pritet të dalë para gjykatës.
Ylli i popit kishte shkuar të takonte disa nga miqtë e tij në një hotel për darkë dhe ishte larguar pak pas mesnatës me makinën e tij.
Këngëtari, sipas TMZ, ishtea injoruar një shenjë STOP dhe kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një test të alkooli, ai nuk kishte pranuar dhe miqtë e tij dolën në vendngjarje dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej.
Oficerët zbatuan detyrën e tyre dhe e vunë në pranga.