Një 56-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura që po luanin në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytetin e Korçës.

Vajzat raportohet se janë të moshës 7 dhe 8 vjeçe, ndërsa njëra prej tyre në dëshminë e saj është shprehur se N. Zhobro iu është afruar dhe ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit,.

Por, ky nuk është rasti i parë që N. Zhobro kryen këto lloj veprimesh, pasi mësohet se edhe më herët është denoncuar për të tillë vepër penale.

Policia vendosi në pranga 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy vajzave të mitura ndërsa pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.