Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka shkarkuar menjëherë këshilltarin e tij, Enis Qerkën pasi ky i fundit u arrestua për 113 kg heroinë në kufi.

Në fakt ngjarja daton që më dhjetor të 2018 kur në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut u kap sasia e drogës, por gjatë hetimeve pas dy vitesh tashmë është arrestuar Enis Qerka i cili prej vitesh mban poste shtetërore.

Sot në mëngjes Selmi ka liruar nga detyra Qerkën i cili do të përballet me drejtësinë, teksa ka qenë vetë ky ministër që e ka emëruar këshilltar të jashtëm politik në Ministrinë e Drejtësisë. /SEL