Efektivi i repartit RENEA, Xhulio Liçi, ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. 

Ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.

Për këtë sasi droge u dënua shtetasi Ded Nimani me 4 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nimani para hetuesve, por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë gjatë hetimeve me efektivin e policisë dhe shtetasin tjetër Luan Gaçi, ka dëshmuar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për drogën dhe cdo gjë ishte bërë prej tij.