Janë liruar nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha dhe sekretarja e gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Vendimi për Hoxhën dhe Mallkuçin është dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin, sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.

Ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkeleda Hoxha u dënuar me 3 vite burg nga shkalla e parë.