Kardiokirurgu Edvin Priftin, i cili u arrestua pak kohë më parë për korrupsion, tashmë ka mundësinë t’i kthehet profesionit.

Mësohet se ka rënë masa e pezullimit që ishte vendosur nga gjykata, pasi ka mbaruar afati i caktimit të kësaj mase.

Emri i kardiologut, Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtares, Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë kesh në zyrë e shtëpi.