Rovena Voda, ish-zv-ministrja e Brendshme e akuzuar se ka marrë para, një arkë me peshq dhe një smartphone për një vend pune, kërkon nga Gjykata që të mos qëndrojë në masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ajo kërkon nga Apeli i Posaçëm që t’i hiqet masa e sigurimit pasi nuk paraqet rrezik.
Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi nuk ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave.
Nga ana tjetër ajo ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në shtepi” për të njëjtën akuzë.





