Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 53-vjeçarin, Kabil Hunda, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e nipit të tij, vetëm 16 vjeçe.

53-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Gjirokastrës, dhe se shoqërimi i tij në komisariat është bërë me forcë.

Hunda ka kërkuar nga punonjësit e policisë që t’i thonë arsyen e arrestimit.

Mësohet se ai është marrë në pyetje rreth orës 23:30 dhe në momentin që i është komunikuar akuza ka filluar të bërtasë dhe të replikojë me oficerin e policisë gjyqësore.

Ai ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.

“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë”,-mësohet të ketë thënë Hunda.

Marrja në pyetje është ndërprerë disa herë për shkak të gjendjes tepër të renduar të 53-vjeçarit, i cili në një moment i ka rënë murit me kokë.