Shefi i stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015-n, është liruar.

Në atë kohë Izmir Duraku punonte si polic në Shkodër kurse e mitura jetime prentendon se kur shkoi për të denoncuar abuzimet seksuale nga punonjës të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër u përdhunua nga Duraku.

Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka prova.

Duraku madje u përjashtua nga vetë Policia e Shtetit me urdhër të Ardi Veliut, ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e dënoi rëndë këtë akt,  por Prokuroria tashmë ka marrë vendim krejt të kundërt nga ai që pritej.