1shtator 2015 – Arratiset në drejtim të paditur ish-shefi i Trafiqeve në Policinë e Fierit, Dritan Zagani. Ai ishte në arrest shtëpie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të dyshimeve se ai njoftonte trafikantët e drogës për lëvizjet e policisë.

Zagani u arrestua një vit më parë, pasi kaloi në Itali një sasi prej 900 kg marijuanë. Por, më vonë, ish-oficeri u lirua nga burgu, për të qëndruar në arrest shtëpiak. Sot ishte seanca e parë ndaj tij në Gjykatën e Fierit, kur u konstatua se ai nuk ishte në banesë. Dyshohet se Dritan Zagani të jetë larguar jashtë vendit.

/portali DurrësLajm/