Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos i kthejë celularin Edlira Naqellarit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme.

Ajo është arrestuar nga SPAK bashkë me zyrtarë të tjerë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Ish-drejtoresha ka pasur rol në caktimin e çmimit të uniformave në treg.

Aktualisht Edlira Naqellari është në burg pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.