Pasi u arrestua nga policia e Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh për këngëtaren Fjolla Morina.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.
Këtë vendim e ka marrë ditën e sotme gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokatit Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor.