Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë sot në burg 39 të arrestuarit që akuzohen për trafik klandestinësh drejt Kanadasë dhe Amerikës.
Aksioni i disa javëve më parë i Policisë Shqiptare çoi në arrestimin e një grupi të mirëorganizuar që mendohet se ka çuar 1 mijë shqiptarë në disa shtete, përfshi edhe SHBA dhe Kanada, me dokumente të falsifikuara.
Por një prej të arrestuarve pretendoi në Gjykatën e Apelit se është arrestuar gabimisht.
Besnik Vuçaj tha në sallën e gjyqit se nuk ka lidhje me grupin e goditur nga policia në kuadër të operacionit “Porosia e fundit”. Ai tha se nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit, madje nuk ka as pasaportë.
Teksa pretendoi se ka të njëjtin emër dhe mbiemër (Vuçaj) me të njëjtin person që jeton në Irlandë.
Më 10 mars 2018, kur policia deklaroi emrat e personave të arrestuar ishte dhe emri Besnik Vuçaj, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.





