Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Hektor Xheçukën i arrestuar për vrasjen e Emiljano Boçit në janar të këtij viti.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura ku 30-vjeçari ka mohuar akuzën e prokurorisë, atë të vrasjes me paramendim. Ndërsa organi i akuzës tha se ka prova për implikimin e Xheçukës në këtë ngjarje.

I riu  u prangos në pikën kufitare të Kakavijës, duke hyrë në Shqipëri 3 ditë më parë.